Vetëplagoset me armë 34-vjeçari në Vorë, i paqartë shkaku

Aktualitet

Vetëplagoset me armë 34-vjeçari në Vorë, i

Policia e Tiranës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm një 34-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht ndodhet në spital. Sipas policisë, nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 03.09.2021, rreth orës 04:10, në Vorë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi N. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shendetit mendor. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion