Tritoli shpërthen makinën e policit në Durrës, shoqërohen në komisariat disa persona

Policia e Durrësit ka njoftuar se mëngjesin e sotëm, ka shpërthyer një sasi e vogël tritoli në makinën e një polici. Sipas njoftimit zyrtar, ka vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa shkaku nuk dihet ende. Policia ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar.
“Durrës/Informacion paraprak. Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.


