Përplasja me Bashën për reformën territoriale, Rama vjen me ofertë: Jam gati të ulem në tryezë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe nëse është dakord të ulet në një tavolinë me Lulzim Bashën, i cili pak ditë më parë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së deklaroi se një nga objektivat e opozitës është ndryshimi i reformës territoriale.
Rama tha se është gati të presë çdo projekt për të ardhmen e vendit.
“Që nesër por i kemi opinionet ekstremisht të kundërta, ne themi të ketë më pak bashki, ata thonë më shumë” tha ai duke i bërë një ofertë opozitës “Jam shumë i gatshëm që të ndërtojmë një klimë të re politike”.
“Sikur të thonë që Shqipërinë në anglisht nuk e shajmë më. Unë jam gati të pres cdo lloj projekti politik për të ardhmen e vendit, që një opozitë….jam i hapur dhe gati dhe nëse për reformën territoriale, kemi opinione krejt të kundërta, nuk kemi përse të mos ulemi dhe të bisedojmë” u shpreh Rama.


