Vendos qeveria, e premtja pushim për administratën
Lajmifundit
/
24 Dhjetor 2025, 15:15
Aktualitet
Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor 2025, të jetë ditë pushimi për administratën publike.
Sipas vendimit, pushimi vjen si zgjatje e festës së Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare.
Punonjësit e administratës përfitojnë keshtu dy ditë rresht pushimi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit të hënën.