Video/ "Vëllai im më ke munguar...", Rama takon sërish personazhin e famshëm të YouTube

IShowSpeed ka takuar sërish kryeministrin Edi Rama.
Gjatë ndeshjes mes legjendave të futbollit, e organizuar nga UEFA në prag të finales së madhe të Champions League në Mynih, youtuber-i i njohur takoi kreun e qeverisë sonë, i cili ndodhej në shkallët e stadiumit së bashku me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
IShowSpeed iu drejtua Edi Ramës me këto fjalë: “Vëllai im shqiptar, si je? Më ka munguar Shqipëria! Do të kthehem prapë në verë”.
Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, kur vizitoi vendin tonë, u prit në zyrë nga kryeministri Edi Rama.
????| BREAKING: Speed just met Albania’s Prime Minister Edi Rama at the UCL Festival ???????????? pic.twitter.com/r7qbPH4yO9
— Speedy HQ (@IShowSpeedHQ) May 30, 2025


