Alarm për bombë në qendër të Tiranës, policia rrethon zonën

Aktualitet

Alarm për bombë në qendër të Tiranës, policia

Një telefonatë anonime në sallën operative të policisë ka ngritur në alarm forcat e rendit pasditen e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për një njoftim për një bombw tw dyshuar shpërthyes pranë hotelit luksoz “Plaza”.

Forcat xheniere janë nisur drejt vendngjarjes. Zona është rrethuar, ndërsa është bërë evakuimi i pjesshëm i ambienteve përreth, ku sipas burimeve të Report Tv po boshatiset godina e hotelit.

Nga ana tjetër nga Report Tv bëjnë me dije se dyshohet për një alarm të rremë, por po kryhen të gjitha verifikimet në terren për të përjashtuar çdo mundësi rreziku

ME TE LEXUARAT