Atentat me armë në Durrës, ja kush është 36-vjeçari i plagosur me armë

Aktualitet

Atentat me armë në Durrës, ja kush është

Një person është plagosur me armë zjarri në zonën e Fllakës pasditen e sotme.

Arbër Goreja u qëllua nga një automjet në lëvizje e sipër, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku mësohet se ka shkuar vetë, për një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të plagëve të marra. 

"Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se  për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe  Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe  vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin  dhe kapjen e autorit, sqarimin  dhe dokumentimin ligjor  të rrethanave të ngjarjes",- njofton policia.

ME TE LEXUARAT