Vdekja e shqiptarit në punë, Maqedonia e Veriut mbyll kufirin e Qafë-Thanës për punëtorët sezonalë

Aktualitet

Vdekja e shqiptarit në punë, Maqedonia e Veriut mbyll kufirin e

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë mbyllur kufirin nga Qafë-Thana për punëtorët sezonalë shqiptarë.

Mëngjesin e sotëm, mbi 50 shqiptarë të cilët do të shkonin drejt shtetit fqinj për punë sezonale, nuk janë lejuar nga autoritetet maqedonase të kalojnë doganën e Qafë-Thanës.

Motivacioni zyrtar nuk dihet, por korrenspondentja, Daniela Zisi, ka mësuar nga burime se vendimi për mbylljen e kufirit lidhet me vdekjen e një shqiptari në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të njëjtit burim, bëhet fjalë për një punëtor sezonal shqiptar që ka humbur jetën të enjten gjatë një aksidenti në punë. Identiteti i viktimës nuk dihet ende.

Pas mbylljes së kufirit për punëtorët sezonalë, pala shqiptare është takuar me atë maqedonase për të diskutuar për këtë situatë dhe për kohëzgjatjen e këtij vendimi. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion