"Bombë" në kampin socialist, pas arrestimit të Tushes, Rama mbledh të gjithë kryebashkiakët e PS
Lajmifundit
/
9 July 2021, 10:53
Politikë

Kryeministri Edi Rama do të mbledh sot në një takim me të gjithë kryetarët e bashkive në vend. Klan News raporton se takimi do të zhvillohet sot nëmesditë, por ende nuk ka detaje se çfarë do diskutohet.
Ky takim vjen pak ditë pas arrestimit të kreut të Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe, i cili akuzohet për korrupsion.
Tushe akuzohet se ka favorizuar një kompani për tenderin e një kanali ujitës dhe është kapur në përgjime duke folur me zyrtarët e tjerë të bashkisë dhe biznesmenë.
Ndërkohë Rama pas arrestimit ka shkarkuar nga detyra Tushen, i cili dje është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.


