Masakroi gruan me thikë në Bubq, gjykata lë në burg kameramanin 51-vjeçar

Aktualitet

Masakroi gruan me thikë në Bubq, gjykata lë në burg

Gjykata e Krujës ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Ismalaja, me profesion kameraman, i cili disa ditë më parë vrau me thikë gruan e tij, Klarita Ismalaja, 45-vjeçe. Ngjarja e rëndë  ndodhi në fshatin Bubq, pranë një magazine.

Për motive ende të paqarta, 51-vjeçari goditi me thikë bashkëshorten duke i marrë jetën.

Ndërsa në gjendje të rënduar psikologjike ai tentoi të kryejë vetëvrasje, duke i shkaktuar veten plagë me thikë. Pas krimit të rëndë ai u dërgua në spital, ku prej asaj dite po merr trajtim mjekësor.

Edhe masa e sigurisë, 51-vjeçarit i është komunikuar në ambientet e spitalit të Traumës. Artan Ismalaja akuzohet për  “Vrasje në familje”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion