Vdekja e 14-vjeçarit, Policia e Korçës: Leo Sadiku humbi jetën për shkaqe natyrale nga arresti kardiak

Aktualitet

Vdekja e 14-vjeçarit, Policia e Korçës: Leo Sadiku humbi

Policia e Korçës ka bërë njoftim zyrtar për vdekjen e 14-vjeçarit Leo Sadiku, banues në fshatin Pocestë të Maliqit. I mituri humbi jetën në QSUT ku po trajtohej për simptoma gripi dhe COVID-i.

Sipas Policisë së Korçës, 14-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrore në QSUT, pasi ka pësuar arrest kardiak.

“Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, nga spitali i Korçës sqarojnë mjekët se 12-vjeçari pasi ka patur një stabilizim shëndetësor në datë 31 dhjetor dhe me dëshirën e familjarëve të tij është larguar nga spitali.

Gjatë shtrimit ai është mjekuar me antibiotikë, perfuzione dhe ilaçe për barkun.

I gjithë mjekimi është bërë mbi rezultatet e analizave. Në datën 7, kur ai është paraqitur përsëri në urgjencën spitalore të Korçës është bërë stabilizimi i gjendjes shëndetësore edhe pse u paraqit në situatë shumë të rënduar në spital dhe për shkak të simptomave, te cilat jane te njejta per disa diagnoza, u be e mundur te niset menjehere në kryeqytet per mjekim te specializuar dhe per ekzaminime te thelluara shendetesore.

Saktësohet që rasti është ndjekur me përparësi në spitalin e juglindjes nga personeli shëndetësor. Ndërkohë ajo që dihet është se në spitalin e Korçës nuk ka mjek kardiopediatër. Nga ana tjetër Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes.

Ndërsa QSUT, në njoftimin e shpërndarë për mediat, sqaroi se Leo Sadiku ishte diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

“Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet”, sqaron QSUT.

“QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë. Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike.

Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë. Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet. Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion