Vajza vrau babanë në Fier/ Nipi i viktimës: Ishte goditur në ballë, kishte shumë gjak pas kokës

Aktualitet

Vajza vrau babanë në Fier/ Nipi i viktimës: Ishte goditur në

56-vjeçari Anesti Rama nga fshati Frashër i Fierit u vra në mënyrë barbare, duke u mbytur me tel nga vajza e tij 26-vjeçare, Emanilda Rama.

Nipi i viktimës në një prononcim për Top Channel, Neritan Trifoni nga fshati Frashër, ka zbardhur detaje tronditëse.

Ai tha se kishte vënë re në trupin e pajetë të xhaxhait dëmtime në pjesët intime. Po ashtu ai tha se i ndjeri, 56-vjeç, kishte gjak pas kokës.

“Sa e pashë vura re goditjen në ballë. Kishte shumë gjak prapa kokës. Domethënë që ishte vrarë edhe pas kokës. Nga që kishim dëgjuar se ishte dëmtuar edhe nga poshtë… vura re dhe.. kishte dy prerje. Nuk e di nëse ka qenë nga autopsia apo nga dhuna. Por ishte i prerë.”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion