Ky është Anesti Rama që u vra barbarisht nga vajza e tij në Fier

Aktualitet

Ky është Anesti Rama që u vra barbarisht nga vajza e tij në

Në foton e mësipërme është 56-vjeçari Anesti Rama nga fshati Frashër i Fierit së bashku me vajzën e tij, 26-vjeçaren Emanilda Rama, e cila dyshohet se e vrau atë mënyrë barbare, duke e mbytur me tel.

Bashkë me 26-vjeçaren u arrestua dhe e ëma e saj dhe bashkëshortja e viktimës, 53-vjeçarja,Valbona Rama, pasi dyshohet se pas vrasjes, nënë e bijë kanë tentuar që të fshihnin ngjarjen, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim inskenimin si aksidentale.

Emanilda Rama, pasi e mbyti me tel babain, dyshohet se e dëmtoi edhe në pjesët intime, duke e prerë disa herë, teksa e kishte goditur edhe në pjesën e kokës.

Pasi kreu vrasjen, 26-vjeçarja telefonoi policinë duke pretenduar se babai kishte humbur jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale. Por, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, u krijuan dyshimet se 56-vjeçari nuk kishte humbur jetën aksidentalisht.

Vajza ka pranuar më pas krimin në polici, duke treguar se i ati ishte fanatik dhe se nuk e linte që të vishej si donte apo të argëtohej. 26-vjeçarja i ka thënë grupit hetimor se 56-vjeçari i ushtronte presion në përditshmërinë e saj dhe se kishte debate të shpeshta me të atin pasi nuk i jepte para kur ajo i kërkonte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion