Vajza 20-vjeçare e zhdukur prej 3 ditësh, nëna ngre në “këmbë” policinë në Librazhd
Lajmifundit
/
17 Shkurt 2025, 12:06
Aktualitet

Një 20-vjeçare nga Librazhdi është larguar nga banesa e saj prej tre ditësh, dhe familjarët e saj kanë denoncuar rastin në polici, pasi nuk kanë mundur të lidhen me të gjatë kësaj kohe.
Vajza, e identifikuar me inicialet Xh.R., është larguar nga shtëpia dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me ta që nga momenti i largimit.
Mamaja e saj ka shprehur shqetësim për gjendjen e vajzës, duke theksuar se nuk ka asnjë informacion se ku mund të ndodhet ajo. Policia ka nisur hetimet dhe po punon intensivisht për të gjetur 20-vjeçaren dhe për të sqaruar shkaqet e zhdukjes së saj.


