Vajrat e përziera i shisnin për vaj ulliri bio në rrjetet sociale, arrestohet babai në Berat dhe shpallet në kërkim i biri

Aktualitet

Vajrat e përziera i shisnin për vaj ulliri bio në rrjetet

Një 56-vjeçar është arrestuar në Berat, ndërsa i biri është shpallur në kërkim pasi akuzohen për ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’

Në pranga ka rënë shtetasi A.A 56-vjeç për veprat penale ‘Fshehja e të ardhurave’ dhe ‘Mashtrim me produktet ushqimore’ kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë, ndërsa u shpall në kërkim i biri, shtetasi D.A. 29-vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se të dy shtetasit, babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin kthyen banesën në ambient për përzierjen e vajrave të ndryshëm me produkte ende të panjohura, duke i shitur nëpërmjet rrjeteve sociale si vaj ulliri bio.

Nga veprimet e para hetimore u sekuestuan rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra e dyshuar vaj kikiriku, një laptop dhe printeri me të cilin printoheshin etiketat postare si dhe 2 900 000 lekë dhe 1800€ të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion