Ulje temepraturash dhe reshje, parashikimi i motit, ndryshime gjatë javës

Aktualitet

Ulje temepraturash dhe reshje, parashikimi  i motit, ndryshime gjatë

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore të ngrohta dhe të thata.

Moti parashikohet fillimisht të jetë i kthjellët në orët e mesditës, ndërsa pritet shtim i vranësirave deri në mesatare të larta transparente. Më pas mot i kthjellët e vranësira mesatare përgjatë relieveve malore në jug të vendit.

Në pjesën më të madhe të ditëve presioni do të jetë i ulët dhe luhatjet e temperaturave do të jenë të theksuara sidomos rëniet në vlerat maksimale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e martë moti fillimisht do të jetë i kthjellët, ndërsa pas orëve të mesditës kemi ndryshim total të situatës meteorologjike, ku kemi zhvillim gradual të vranësirave. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë ditës së mërkurë, Të enjte dhe të premte në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive me shkarkesa elektrike dhe breshër të cilat në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit dhe në zonat urbane kryesisht gjatë ditës së mërkurë shfaqen problematike. Megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpashershme me diell.

Reshjet e Dëborës do të rikthehen në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në lartësitë mbi 700m.

Gjatë ditës së mërkurë era do të jetë hera-herës intensive me drejtim veriperëndim-jugperëndim 2-9m/s, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare do të arrijë shpejtësi 12-18m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5ballë.

Theksohet prezencë e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit po ashtu dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

ME TE LEXUARAT