Ulje e lehtë e temperaturave dhe vranësira, parashikimi i motit ditën e sotme

Aktualitet

Ulje e lehtë e temperaturave dhe vranësira, parashikimi i motit

Parashikohet rënie graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të vranët më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe, kryesisht në Qendër dhe Juglindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Kucovës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion