Ulet numri i rasteve me Covid, 1 vdekje dhe 57 të infektuar në 24 orët e fundit

Aktualitet

Ulet numri i rasteve me Covid, 1 vdekje dhe 57 të infektuar në 24

Është ulur sërish numri i rasteve me Covid-19 në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 57 raste të reja dhe 1 vdekje. 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1952 testime, 963 të shëruar, 57 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 57 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 6 në Korçë, 5 në Devoll, nga 4 raste në Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Memaliaj, Gramsh, nga 2 raste në Vorë, Pogradec, Mallakastër, Fier, Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Pustec, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 963 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 117,089 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 107 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetarë 64 vjeç nga Tirana nuk e ka fituar betejën me covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (09 Maj 2021)

Raste të reja ditore 57

Të shëruar në 24 orë 963

Të shtruar në spitale 107

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1,952

Testime totale 658,828

Raste pozitive 131,723

Raste të shëruara 117,089

Raste Aktive 12,222

Humbje jete 2,412

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 10244 Shkodër 341 Fier 294 Korçë 234 Gjirokastër 245 Durrës 199 Vlorë 189 Elbasan 134 Lezhë 101 Berat 91 Dibër 85 Kukës 65

ME TE LEXUARAT