Ditë të errëta për Indinë, "myku i zi" po lë të verbër pacientët me Covid

Bota

Ditë të errëta për Indinë, "myku i zi" po

Përveçse po lufton dhe po humbet me mijëra jetë përditë përballë pandemisë, në Indi po përhapen edhe raste të një infeksioni mykotik që prek kryesisht diabetikët dhe po i lë ata pjesërisht të verbër. 

India po kalon një nga valët më të këqija të pandemisë, me mijëra viktima të përditshme, por njëkohësisht vendi raporton edhe raste të një infeksioni të rrallë që po prek pacientët e shëruar ose në shërim e sipër prej Covid-19.

Persona të moshave të ndryshme po preken nga "mukormikoza", një infeksion serioz që vret deri deri 50 për qind të atyre që infekton.

Doktorët thonë se sëmundja që shoqërohet me përhapje të mykut në zgavrat e brendshme të hundës, në sy ose deri në tru, po vihet re te pacientët që janë trajtuar me ilaçe të forta me steroidë për sëmundjet e mushkërive.

Ndërsa këto ilaçe mbrojnë dëmet në mushkëri prej kovidit, ato dobësojnë sistemin imunitar dhe rritin nivelin e sheqerit në gjak, duke e bërë sëmundjen mykotike më të rrezikshme për ta.

"Mukormikoza shkaktohet nga kërpudhat mukor që gjenden në sipërfaqet e lagura ose nga myku që akumulohet prej pajisjeve që përdoren për lagështinë e ajrit. Vëmë re se po preken njerëzit që kanë qenë ose janë bërë me diabet."

Që nga muaji prill, në tri spitale të Mumbait janë shtruar 40 pacientë me infeksionin vdekjeprurës.

Sëmundja shfaqet me dhimbje koke, me sy e lëkurë të enjtur mbi hundë e sinuse, me gjakderdhje nga hundët dhe deri në verbim.

Shumë prej tyre ishin diabetikë që e kishin kaluar Covid-19 në kushtet e shëpisë, ndërsa 11 iu nënshtruan operacionit duke humbur njërin sy për të shpëtuar jetën, pasi për sëmundjen mykotike nuk ka kurim tjetër.

India ka regjistruar më shumë se 240 mijë vdekje prej koronavirusit, 4 mijë vdekje më tepër vetëm ditën e dielë.

 

ME TE LEXUARAT