Ulen sërish temperaturat, si parashikohet moti për sot

Aktualitet

Ulen sërish temperaturat, si parashikohet moti për sot

Bregdeti dhe zonat e ulëta vijojnë me kthjellime dhe ngrica, por vranësira më të shpeshta dhe temperatura ekstremisht të ulëta do kenë zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por ulen ndjeshëm edhe në mesditë me të paktën 3 gradë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C deri në 7°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Brigjet e Detit të Zi, Europa Qendror dhe ajo Lindore mbeten me vranësira, dhe reshje shiu e dëbore, gjithashtu temperaturat ekstremisht të ulëta do të diktojnë ngrica dhe mot të acartë. POR ndryshe paraqitet situata për Rajonin e Mesdheut dhe Europën Veriore ku moti i kthjellët dhe temperaturat e ulëta do jenë dominuese.

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme por temperatura të ulëta. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të mbetet me temperatura të ulëta dhe reshje të pakta dëbore.

Mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare dominon në MV gjatë paradites. Mesdita dhe pasditja sjellin shpeshtim të vranësirave dhe reshje dëbore.abcnews

ME TE LEXUARAT