Ulen ndjeshëm temperaturat, Korça mbulohet nga debora
Lajmifundit
/
28 Mars 2023, 13:42
Aktualitet

Prej gati një ore zona të ndryshme në qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e dëborës.
Pamjet me dëborë janë regjistruar në aksin nacional Korçë-Pogradec.
Temperaturat janë ulur ndjeshëm, 4 gradë në Korçë dhe -1 në Pogradec.
Në këtë aks ndodhet gjithashtu një borëpastruese që po bën të mundur kriposjen e rrugës për t’u mos u regjistruar problematika.
Aktualisht nuk ka asnjë problem në akset nacionale. Reshje dëbore aktualisht ka edhe brenda në qytet në Korçë dhe Pogradec.



