Sulmi ndaj Top Channel, si u vodh në Lezhë makina luksoze e pushuesit nga Kosova

Aktualitet

Sulmi ndaj Top Channel, si u vodh në Lezhë makina luksoze e pushuesit

Policia deklaroi diten e sotme, se makina e perdorur ne sulmin me arme ndaj Top Channel eshte vjedhur ne korrik 2020.

Ne fakt, asokohe, pronari i mjetit, i cili kishte ardhur me pushime nga Kosova, e ka denoncuar ngjarjen edhe publikisht.

Ja cfare thuhej ne pasqyrimin e ngjarjes: 

Kosovarit Ramadan Makollit, nga Prishtina iu është vjedhur vetura me datën 10 korrik në bregdetin Tale, në qyetetin e Lezhës.

Makolli posedonte veturën ‘Range Rover’ me targa 01-343-IS, shkruan arbresh.

Ai kishte shkuar për pushime në këtë bregdet për të pushuar, por i ndodhi një fatkeqësi, duke ia vjedhur veturën.

Sulmi ndaj Top Channel, si u vodh në Lezhë makina luksoze e pushuesit

Siç ka pretenduar Makolli, për arbresh, ka treguar se si e ka prerën në besë pronari i këtij hoteli.

“Ma kanë vjedh veturën ‘Range Rover’ me datën 10 korrik, në bregdetin Talë afër Lezhës, më konkretisht në Shëngjin.

Mua me mirëbesim më ofruan ‘kinse’ komoditet, duke më ofruar kamera sigurisë në hotel, me rojtar e me parking 24 orë, por mua ma vodhën veturën”, ka thënë ai për arbresh.

Ndër, të tjera ai ka shtuar se ka qëndruar gati 1 javë pas këtij incidenti, por që e kanë neglizhuar policia në Shqipëri.

“Unë prej datës 6 kam qëndruar në Hotel “Lulaj Sokol” në Lezhë, me numër kontaktues 00355 67 57 94 884. Unë prap kam qëndruar edhe qëndruar gati 1 javë pas këtij incidenti, e më kanë neglizhuar policia në Shqipëri, e ata më than të përgadisë një procesverbal.

Sepse unë në mungesë të dokumenteve  e kisha të vështirë të dëshmuar atje, e më zorr që ma kanë lëshuar Prokuroria e Lezhës një vërtetim”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky është hoteli që ka qëndruar ai. Ky është personi që sipas tij ia ka vjedhur veturën.

Në fund Ramadan Makolli, iu bënë apel qytetarëve që nëse e shohin këtë veturë të e lajmërojnë

ME TE LEXUARAT