Uji merr para fuoristradën, të dhënat e fundit për babain e djalin e humbur në Shkodër

Aktualitet

Uji merr para fuoristradën, të dhënat e fundit për babain e

Dy persona dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Malësinë e Madhe.

Përroi i “Prekë-Nicajve” në Bzhetë të Bogës ka marrë përpara fuoristradën me të cilën udhëtonin babë e bir.

Në makinë ka qenë dhe vajza, por ka arritur të shpëtojë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, aktualisht duket vetëm makina në ujë,  ndërsa vajza ka dalë.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie dhe grupet e FNSH-së me polumbarët.

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.


Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion