Moti i keq ne vend, reagon Presidenti Begaj: Përgjegjshmëri maksimale të mbrojmë jetën e pronën

Politikë

Moti i keq ne vend, reagon Presidenti Begaj: Përgjegjshmëri maksimale

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dendura në vendin tonë.

Begaj shprehet se është e rëndësishme që të gjitha institucionet përgjegjëse të tregojnë përgjegjshmëri maksimale për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi si duhen marrë masa për përballuar emergjencat e ditëve në vijim.

“Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit.

Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim”, shprehet kreu i shtetit, ndërsa shton se “është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion