Moti i keq lë pa energji katër qarqe, OSHEE raport për situatën

Aktualitet

Moti i keq lë pa energji katër qarqe, OSHEE raport për

OSHEE ka raportuar per gjendjen e furnizimit me energji ne vend deri pas mesdites.

Ne kater qarqe te vendit ka pasur demtim te linjave te gtransmetimit si pasoje e fryrjes se lumenjve dhe eres se forte pergjate 24 oreve te fundit.

Raport ora 13:30

Aktualisht rajonet më të prekura nga defektet e shkaktuara nga moti i keq janë Vlora, Përmeti, Laçi dhe Bajram Curri.

Janë riparuar plotësisht defektet në rajonet e Fierit, Elbasanit dhe Korçës, sikurse kemi përmirësim të vazhdueshëm në rajonin e Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Burrelit.

Ripërsërisim se 40% e fiderave janë stakuar si masë sigurie.

Referuar informacionit të orës 09:00 është bërë i mundur riparimi i defekteve në 65% të fiderave si dhe është rikthyer energjia në 58% e konsumatorëve të prekur në rang vendi.

Të stakuar janë dy fidera që furnizojnë hidrovorët Orikum dhe Gocaj (Lezhë).
Aktualisht po punohet në linjat 35kV Shkozet (Durrës) - Kavajë dhe në linjën Krastë – Bater (Elbasan).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion