Udhëtonte me skuter, aksidentohet për vdekje 38-vjeçari shqiptar në Itali

Aktualitet

Udhëtonte me skuter, aksidentohet për vdekje 38-vjeçari

Një aksident fatal është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tezze sul Brenta, në Itali, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar.


Aksidenti ndodhi pak para orës 08:00. Mediat italiane raportojnë se viktima, i cili lëvizte me skuterin e tij, është përplasur me një makinë që i vinte përballë.



Ndërkohë, një mjet tjetër e ka përplasur sërish, duke mos e shmangur dot shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

ME TE LEXUARAT