“U tha qytetarëve ‘qepeni gojën’!”- Përplasjet e Ramës me banorët e Poliçanit, protestuesi: U soll si sulltan

Aktualitet

“U tha qytetarëve ‘qepeni gojën’!”-

Një protestues ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për mënyrën se si, sipas tij, sillet me qytetarët dhe për gjendjen e institucioneve në vend, referuar asaj që ndodhi sot me banorët e Poliçanit për Territorialen.

“Rama sot në ditën e Çlirimit të Beratit u soll si sulltan, u tha qepeni gojën. Ka rënë shteti. Si mund të na udhëheqë një person me kartelë mjekësore”, u shpreh ai.

Qytetari vijoi kritikat edhe ndaj qeverisjes, duke thënë se problemet nuk zgjidhen vetëm përmes ndryshimit të ministrave.

“Sado ministra të ndryshojnë, kushdo të jetë në krye të mjekësisë e bën mjekësinë më të pamundur për të pamundurit”, tha ai për Neës 24.

Ndër të tjera, qytetari u shpreh se Rama po përballet edhe me kundërshtime brenda radhëve të tij. “Ramës i kanë dalë kundër edhe të tijtë”, u shpreh qytetari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion