Flet pas lirimit aktori Shkëlzen Bushi: Këta dinë të tërheqin zvarrë! Sikurse bën me mua mund të bëjnë me këdo!

Aktualitet

Flet pas lirimit aktori Shkëlzen Bushi: Këta dinë të

Aktivisti dhe aktori Shkëlzen Bushi u shoqërua me forcë në Komisariatin nr.1 pas incidenteve sot në protestën para parlamentit.

Disa orë më pas u lirua nga komisariati bashkë me protestuesit e tjerë të shoqëruar. Sakaq, ai foli për mikrofonin e News24, duke thënë se populli shqiptar tani nuk duhet të bëjë mbrapsht, por të vijojë protestat.

Shkëlzen Bushi: Arsyen as vetë nuk e dinë. Thjesht kanë parë videot, kush e ka bërë atë veprim. Thjeshta kam qenë duke ndarë policinë nga protestuesit.

Ne kemi bërë gardh dhe u kemi dalë me shpinë për të mbrojtur policinë. Këto dinë me tërheq zvarrë. Nuk kemi asnjë lloj ankese.

Njëri më shtrëngoi dorën. I thashë vij vete nuk është nevoja të më shtrëngosh prangat. Një nga shefat thoshte shtrëngoje prangat sikur jam kriminel.

I kemi me video. Populli shqiptar nuk duhet me bërë mbrapsht. Sikurse më bën mua mund të bëjnë edhe ndaj një femre në moshë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion