Stuhi vere në Vlorë e Himarë, pushuesit lënë plazhet, rëndohet trafiku në rrugët e jugut

Aktualitet

Stuhi vere në Vlorë e Himarë, pushuesit lënë plazhet,

Pushuesit që kishin zgjedhur bregdetin e jugut për të kaluar pasditen janë detyruar të lënë çadrat dhe shezlongët, pasi një stuhi e fortë me erë dhe reshje shiu përfshiu papritur Vlorën dhe Himarën.

Moti u përkeqësua brenda pak minutash, rreth orës 15:00, duke i detyruar pushuesit të ndërpresin ditën e plazhit. Fluksi i madh i automjeteve që u nisën njëkohësisht drejt qytetit solli rëndim të qarkullimit në aksin Radhimë–Vlorë, ku u krijuan kolone e gjate makinash.

Edhe Himara u godit nga reshje intensive shiu, të shoqëruara me erë të fortë. Në disa segmente, uji u grumbulla në rrugë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Parashikimet meteorologjike sinjalizojnë se moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe në orët në vijim, ndërsa drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes.

Pas temperaturave përvëluese, moti ndryshoi brenda pak minutash. Bregdeti i jugut u përfshi nga një rrebesh i fuqishëm shiu, i shoqëruar me erë të forte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion