I akuzuar për vrasjen e policit Xhulio Prela në Lezhë në 2020, Apeli konfirmon pafajësinë për Redion Hysën! Arma…

Aktualitet

I akuzuar për vrasjen e policit Xhulio Prela në Lezhë në

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e pafajësisë për Redion Hysën, i akuzuar për vrasjen e efektivit të Policisë, Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur më 5 dhjetor 2020 në Gajush të Lezhës.

Më herët, Hysa ishte shpallur i pafajshëm edhe nga Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë. Për shkak të kompleksitetit të çështjes, Apeli vendosi të hapte pjesërisht shqyrtimin gjyqësor, duke administruar prova dhe të dhëna shtesë për të verifikuar rrethanat e ngjarjes.

Fillimisht, për këtë vrasje u shpall në kërkim Brilant Martinaj. Megjithatë, gjatë hetimeve, një mesazh anonim informoi autoritetet se arma e krimit ishte fshehur në depozitën e ujit pranë banesës së Redion Hysës.

Pas kontrollit, arma u gjet në vendin e sinjalizuar, ç’ka bëri që procedimi ndaj Martinajt të pushohej dhe Hysa të merrej i pandehur.

Megjithatë, gjatë shqyrtimit gjyqësor në themel, u arrit në përfundimin se provat nuk e implikonin Redion Hysën si autor të vrasjes së Xhulio Prelës. Ky vendim u konfirmua tashmë edhe nga Gjykata e Apelit, duke i dhënë formë të prerë pafajësisë së tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion