U shemben banesat nga rruga Thumanë-Kashar, 6 familje lyhen me benzinë mbi cati për dëmshpërblimin
Familjet qe preken nga punimet e autostrades Thumane-Kashar kane dale ne proteste diten e sotme per faktin se jane perjashtuar nga demshperblimi.
Gazetari Osman Stafa shkruan se 6 familje po marrin ne kete proteste ne tarracat e banesave.
"Me shishe benzine dhe në tarracën e shtëpive të tyre 6 familje që preken nga Autostrada Thumanë-Kashar, janë duke kundështuar shembjen e shtëpive të tyre për shkak se thonë:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Jemi përjashtuar nga dëmshpërblimi dhe mbetemi në qiell të hapur!!", shkruan gazetari.
Banorët kërkojnë që tokat dhe banesat e tyre të vlerësohen me çmim tregu nga firma ndërtuese që ka marrë përsipër projektin.
Banorët pretendojnë se janë mashtruar dhe se në skemën e dëmshpërblimeve kanë hyrë vetëm familjet që kanë paguar para.
“Na kanë nxjerrë jashtë. Duam dëmshpërblimin ose banesa. Nuk ikim nga këtu. Kam bërë gati shishen e benzinës do të digjem këtu. Kanë dy muaj që vijnë rreth shtëpisë tonë. Shteti nuk ka marrë asnjë masë. Edhe në komisariat kur kemi shkuar na kanë përzënë. Jemi 6 familje, 40 persona”, thotë një banor.
Familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Sipas Top Channel, kompania ‘Gener 2’ filloi punimet në aksin rrugor Thumanë – Kashar, ende pa marrë lejen e zhvillimit, pra dokumentin që do të përcaktonte kushtet zhvillimore dhe do të shërbente si bazë për lejen e ndërtimit.
Në rendin e ditës të mbledhjes se Këshillit Kombëtar të Territorit të datës 14 Dhjetor është shënuar pajisja me leje zhvillimi e kompanisë koncesionare “Gener 2”, ndërkohë që punimet kanë filluar të paktën që prej datës 20 nëntor, pa pasur asnjë dokument që i lejon kompanisë fillimin e ndërtimit të këtij aksi rrugor.
Banorët e fshatit Bërxullë prej më shumë se një muaji po protestojnë nën argumentin se firma e ndërtimit ka devijuar projektin fillestar, madje ka shkuar edhe më tej duke bllokuar kolektorët e shkarkimit, çka ka bërë që disa hektarë tokë të përmbyten.
Banorët shprehin shqetësimin se vlera e tokës së tyre po minimizohet dhe kompensimi që marrin nga shpronësimi është larg vlerës reale të tokës.
Kontrata koncesionare për aksin Thumanë Kashar kap shifrën e 245 milionë eurosh. Krahas kësaj, qytetarët do të paguajnë edhe taksë për kalimin me makinë në këtë aks rrugor, nga e cila është parashikuar të mblidhen mbi 1.3 miliardë euro gjate 35 viteve të koncesionit.
Ministria e Infrastrukturës ndërkohë i garanton fitimin koncesionarit me një fond prej dhjetëra milionë euro.
Nevoja dhe detyrimi per hetime?
Në datën 29 korrik, Gjykata Administrative e Apelit ka ka anulluar urdhrin e Ministrisë së Infrastrukturës për ndërprerjen e koncesionit 457 milionë euro. Por jo vetem kaq. Në vendim, Gjykata gjithashtu e urdhëron Ministrinë që t’i përcjellë për miratim Këshillit të Ministrave kontratën koncesionare me kompaninë Gener 2 të biznesmenit Bashkim Ulaj.
Kostoja e këtij koncesioni u fry me 2.8 herë krahasuar dhe me vet parashikimet e qeverisë. Fillimisht, qeveria parashikonte që ta ndërtonte vet rrugën Thumanë-Kashar nga buxheti i shtetit me një kosto totale prej 161 milionë euro.
Apeli Administrativ vendosi që të shfuqizojë urdhrin e datës 25 janar 2019 të Ministrisë së Infrastrukturës “Për ndërprerjen e dhënies së koncesionit”. Trupa gjykuese ka vendosur gjithashtu t’a detyrojë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës që t’ia përcjellë për miratim Këshillit të Ministrave draft-kontratën koncesionare për projektin Thumanë- Fushë Krujë –Vorë –Kashar.
Projekti i partneritetit publik privat për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Thumanë- Kashar ishte pjesë e programit infrastrukturor “1 miliardë euro” të shpallur gjatë mandatit të dytë që qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Ai u fitua nga kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj, e cila mori paraprakisht një bonus nga qeveria për propozimin e saj të pakërkuar. Pas shpalljes fituese, Gener 2 themeloi kompaninë bijë G2 Infra për zbatimin e koncesionit.
Birn shkruan se rruga Thumanë- Kashar me gjatësi prej 21 kilometrash u tenderua me fond limit prej 245.7 milionë eurosh dhe konsiderohej si një ndër koncesionet më të shtrenjta të infrastrukturës. Megjithatë, në një raport të Ministrisë së Financave për Parlamentin parashikohej se kostot koncesionare mund të shkonin deri në 54.4 miliardë lekësh (435 milionë eurosh).
Pas përfundimit të tenderit, qeveria dhe Gener 2 hynë në një fazë negociatash, të cilat duhej të çonin në kontratën finale. Por një skandal shpërtheu dhe negociatat nuk u përmbyllën.
Skandali që shpërtheu:
Në dhjetor 2018, qeveria u vu në siklet kur u zbulua se një kompani fantazmë me emrin DH Albania rezultoi fituese e dy tenderëve me vlerë 30 milionë euro në Shqipëri, pasi kishte përdorur më parë dokumente të falsifikuara.
Dokumente të zbuluara më parë nga BIRN sugjerojnë se ka disa lidhje mes personave të kompanisë DH Albania dhe kompanisë Gener 2, e cila ishte fituesja e tenderit të koncesionit Thumanë – Kashar. Kompania quhej DH Albania dhe ishte një zgjatim i Gener 2. E vënë përballë presionit, qeveria u detyrua të anullonte jo vetëm tenderin e Unazës, por edhe koncesionin 457 milionë euro të rrugës Thumanë Kashar.
Por tashmë koncesioni është riaktivizuar pas padisë së Gener 2. A është vendimi i Gjykatës së Apelit një veprim i pavarur për të vënë drejtësinë në vend? Në fakt, ky version duket pak i vështirë për t’u besuar. Kontrata e Thumanë-Kashar nuk u miratua asnjëherë ne qeveri dhe kompania nuk pati dëm, të paktën jo në këto përmasa.
Në këto kushte nuk është çudi, që e gjitha kjo të jetë një skemë e stisur me Gjykatën në rolin e “pajtuesit” mes qeverisë dhe Gener 2. Me dakortësinë e të gjitha palëve, por me një faturë shkatërruese për shqiptarët. Gati gjysmë miliardë euro për 20 kilometër rrugë. Por qeveria do ta ketë justifikimin për të dalë me duart e lara; vendimin e dha Gjykata.
Reagimi i partisë demokratike:
Partia Demokratike në një drejtoi disa pyetje të cilat duhet të marrin përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës janë:
1. A është paracaktuar si fituese e kësaj procedure fiktive kompania “TERNA” dhe a ka kontakte personale Ministrja Belinda Balluku me këtë kompani?
2. A është urdhëruar Komisioni që të hartojë kriteret dhe dokumentat e tenderit, duke ja përshtatur ato klientit të paracaktuar dhe me të cilin ka arritur pazarin e rradhës?
3. A janë duke u hartuar propozimi teknik dhe financiar, si dhe kriteret e tenderit, sipas kushteve që i plotëson vetëm një kompani, duke eleminuar në këtë mënyrë konkurencën e lirë, që është parakusht ligjor për çdo prokurim publik?
Eleminimi i garës dhe paracaktimi i fituesve të çdo tenderi publik, janë arsyet pse Shqipëria ka bërë hapa të mëdha pas në luftën ndaj korrupsionit./Gazeta Shqip