U qëllua me çifte nga gjyshi, si ndodhi ngjarja në Patos, 25-vjeçarja po kalonte dhe…
Lajmifundit
/
28 Gusht 2022, 17:17
Aktualitet

Një plagosje u raportua këtë të diel në zonën e njohur si Patos fshat.
Abaz Malaj 82 vjeç ka plagosur me çifte mbesën e tij 25-vjeçare. Ngjarja bëhet e dije se ka ndodhur aksidentalisht.
Mesohet se i moshuari ka qenë duke e pastruar armën dhe kur ka plagosur në pjesën e këmbëve mbesën 25-vjeçare.
E reja ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
Në momentin që ka ndodhur ngjarja vajza ishte duke kaluar, sakaq bluzat e bardha kanë konfirmuar se është jashtë rrezikut për jetën.


