U qëllua me breshëri plumbash në Elbasan, SPAK “zbërthen” vrasjen e Endrit Alibejt

Aktualitet

U qëllua me breshëri plumbash në Elbasan, SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka “zbërthyer” veprimtarinë kriminale të vëllezërve Çopja. Sipas njoftimit të SPAK mësohet se vëllezërit Franc dhe Hajar Çopja kishin ngritur një grup të strukturuar kriminal, ku fillimisht merreshin me trafikun e drogës, ndërsa më pas “eleminonin” kundërshtarët e tyre.

Sipas organit të zkuës mësohet se dy vëllezërit Çopja qëndrojnë pas vrasjes së Endrit Alibej, më 29 dhjetor 2018 në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan.

Vrasja e Alibej ështëk ryer nga kjo organizatë kriminale dhe se qëllimi i kësaj vrasje ka të bëjë me konkurencën për zotërimin e tregut të kokainës. Vrasja e shtetasit Endrit Alibej (eksponent i njohur në trafikimin e kokainës) u pasua me urdhërimin dhe të vrasjeve të disa personave të afërm të shtetasit Endrit Alibej.

Kujtojmë se mbrëmjen e 29 dhjetorit, rreth orës 21:15, në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit iu bë pritë Endrit Alibejt.

Të përfshirë në 6 vrasje dhe grabitjen e Rinasit, SPAK zbulon aktivitetin kriminale të vëllezërëve Çopja

Alibej në momentin e atentatit ishte duke udhëtuar me një automjet kur disa persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të tij. Si pasojë humbi jetën Endrit Alibej, dhe Arben Dylgjeri, xhaxha e nip, të dy nga Elbasani si dhe shtetasi Erdal Duranay, nga Turqia.

Sipas asaj që u bë me dije aso kohe automjeti ku ndodheshin këta tre shtetas kishte marrë 18 plumba në krahun ku ndodhej Alibej si dhe 7 në sediljen e pasme ku gjendej turku.

Tre viktimat kishin vetëm pak ditë që kishin ardhur në Shqipëri. Po ashtu shtetasi turk jetonte në Rumani, ndërsa Endrit Alibej kishte shumë kohë që nuk ishte kthyer në vendlindjen e tij.

 

ME TE LEXUARAT