Elon Musk pranon sfidën për t’u ndeshur me presidentin e Venezuelës në televizion

Bota

Elon Musk pranon sfidën për t’u ndeshur me presidentin e

Miliarderi Elon Musk ka pranuar ftesën e presidentit të diskutueshëm të Venezuelës, Nicolas Maduro, për “një ndeshje” në televizionin kombëtar.

Politikani i rizgjedhur së fundmi, i cili përballet me akuzat për mashtrim në zgjedhje, e sulmoi Musk në një fjalim plot zemërim, duke e quajtur “armikun e tij të parë”.

“Rrjetet sociale krijojnë një realitet virtual dhe kush e kontrollon realitetin virtual? Armiku ynë i ri, i famshëm Elon Musk”, tha Maduro.

“Doni të luftoni? Le ta bëjmë. Elon Musk, jam gati. Unë nuk kam frikë nga ju. Le të luftojmë ku të duash”, shtoi ai.

ME TE LEXUARAT