U qëllua me armë zjarri në atentat, kush është 45-vjeçari që mbeti i plagosur! E shkuara e errët e rivalit të Aldo Bares

Aktualitet

U qëllua me armë zjarri në atentat, kush është

Julian Sula është shënjestra e atentatit në Lushnjë, i cili mbeti i plagosur në këmbë nga të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, rreth orës 10:40, ndërsa 45-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Ndaj 45-vjeçarit, autorët kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet tip Nissan në lëvizje, që u gjet i djegur në afërsi të fshatit Lifaj.

Blutë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi: 

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kush është Julian Sula

Julian Sula është i njohur me nofkën “Juli i Pashakos”. Gjykata e Lushnjës më 8 tetor 2021 ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të tij.

“Sekuestrimin e shumës monetare prej 70 060 (shtatëdhjetëmijë e gjashtëdhjetë) Euro (të depozituara në ruajtje në Bankën ***). Sekuestrimin e pasurisë së luajtshme automjet tip ‘Porsche Cayanne’ me targa ‘AA *** *T’”, sqaroi në atë kohë Prokuroria e Përgjithshme.

Prokuroria theksoi se kishte regjistruar dhe po kryente hetime për procedimin pasuror penal, duke nisur nga data 4 tetor e vitit 2021, ndërsa pasuritë dyshohet se janë të vëna në mënyrë të paligjshme.

KUSH ËSHTË JULIAN SULA

I konsideruar edhe si rivali i Aldo Bares, Julian Sula, njihet ndryshe në qytetin e Lushnjës edhe si “Juli Pashako”.

Me precedentë penalë dhe i shoqëruar shumë herë në Polici, Sula u soll në vëmendjen e medias për sekuestrimin e pasurive dhe një automjeti luksoz, i cili kushtonte më shumë se 60 mijë euro. Julian Sula, ka pasur në pronësi të tij një lokal dhe një lavazh në qytetin e Lushnjës.

“Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas informacioneve të mara në rrugë operative se shtetasi J. S merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, u ushtrua kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro dhe 1 automjet me vlerë rreth 100 000 euro”, njoftoi Policia më 2 Tetor 2019.

Në atë kohë, Julian Sula u shoqërua në Polici si i dyshuar për përfshirjen në atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja në qytetin e Durrësit.

Nga atentati me armë zjarri mbeti i vrarë shoferi i prokurorit, Andi Maloku, ndërsa u plagos vetë Ndoja dhe i forti i Sukthit, Landi Muharremi. Për atentatit arrestuar Redjan Rraja, ndërsa për Sulën nuk pati prova.

Sula është shoqëruar në polici edhe në vitin 2017, si i dyshuar për përfshirje në një atentat në tetor të atij viti ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash.

Ndërkohë, më 11 qershor 2016, Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares.

Aliço, i njohur ndryshe si “Arti i Braçes” një 53-vjeçar, i dënuar më parë për vrasje dhe që njihet si një nga ushtarët e Aldo Bares. Ai u qëllua me thikë rreth 20 herë dhe me leva aq sa u la si i vdekur buzë rruge dhe u shpëtua nga një kalimtar i rastit.

Sulo nuk përmendi kurrë emrin e ushtarit të Aldo Bares si autor, por Arjan Aliçko mori përsipër krimin dhe ndodhet në burg. Sulo ka udhëtuar vazhdimisht me makinë të blinduar, si dhe i armatosur me armë zjarri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion