Atentat me armë zjarri në Lushnje, gjendet i djegur mjeti pa targa, policia ‘blindon’ qytetin në kërkim të autorëve

Aktualitet

Atentat me armë zjarri në Lushnje, gjendet i djegur mjeti pa targa,

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Bëhet me dije se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi të kryqëzimit të spitalit të këtij qyteti.


Mësohet tre persona kanë qëlluar drejt një automjeti në lëvizje, megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sakaq, informacione paraprake sinjalizojnë se në fshatin Lifaj është gjetur një mjet pa targa i djegur, çka ngre dyshime për atentat.

Dyshohet se automjeti i përket autorëve të të shtënave të regjistruara pak më parë.

ME TE LEXUARAT