Atentati me armë zjarri në Lushnje, zbulohet emri i ‘objektivit’, rival i Aldo Bares

Aktualitet

Atentati me armë zjarri në Lushnje, zbulohet emri i

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje.

Bëhet me dije se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi të kryqëzimit të spitalit të këtij qyteti.

Burime bëjnë me dije se është qëlluar drejt makinës që po lëvizte Julian Sula.

Julian Sula i njohur dhe si Juli Pashakos është një emër i njohur për policinë e shtetit, pasi ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë.

Sula ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim.

Më parë ndaj Sulës është bërë dhe një tentativë për ta vrarë, pasi ai është dhunuar fizikisht me leva, duke pësuar dëmtime të shumta, por autorët e këtij krimi nuk u zbardhën kurrë.

ME TE LEXUARAT