U plagos në sallën e gjyqit ku u vra Astrit Kalaja, zbardhet dëshmia e Ervis Kurtajt: Elvisi u çua nga karrigia dhe…

Është zbardhur dëshmia e Ervis Kurtaj, i cili mbeti i plagosur së bashku me babain e tij Ragip Kurtaj, në seancën gjyqësore ku mbeti i vrarë me armë zjarri gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja.
“Kur gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim që ishtë në favor tonin, në atë moment është cuar nga karrigia Elvisi dhe i është afruar duke qëlluar disa herë më armë zjarri. Në dukje ishte armë e vogel, por sa dëgjova krismat kapa babin tim nga dora dhe nisa të largohem drejt korridorit ku sapo kam kaluar derën e sallës Elvisi u kthye duke qëlluar drejt nesh”, ka deklaruar ai për hetuesit.
Hetimet paraprake tregojnë se rreth orës 15:35 të 6 tetorit, Elvis Shkambi nxori armën nga brezi dhe qëlloi disa herë në drejtim të gjyqtarit Kalaja, i cili ndërroi jetë gjatë transportit për në spital. Pas sulmit, autori qëlloi edhe ndaj Ragip Kurtajt dhe djalit të tij Ervis, të cilët mbetën të plagosur, por pa rrezik për jetën.
Autori doli më pas nga salla, dorëzoi armën tek një punonjës gjyqësor në një sallë tjetër dhe u arrestua në oborrin e gjykatës nga policia që mbërriti në vendngjarje.


