U përpoq të shmangte aksidentin, makina del nga rruga dhe përplas këmbësorin në Elbasan

Aktualitet

U përpoq të shmangte aksidentin, makina del nga rruga dhe përplas

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në Elbasan, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një këmbësor, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit”. Nje makinë, në tentativë për të evituar përplasjen me një automjet tjetër, ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Për pasojë, makina ka aksidentuar një kalimtar, i cili ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa i plagosuri po transportohet drejt spitalit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion