Do udhëtoni jashtë Shqipërisë? MPEJ apel qytetarëve: Ja ku të merrni informacion para se të niseni

Aktualitet

Do udhëtoni jashtë Shqipërisë? MPEJ apel qytetarëve: Ja

Pas rekomandimit zyrtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, të gjitha misionet shqiptare në vendet e BE janë udhëzuar të marrin dhe publikojnë informacionin e saktë mbi rregullat që janë në fuqi në secilin vend anëtar, për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, do të informojë në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Këshilli i BE ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Por disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi të fundit, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara rast pas rasti dhe sipas çdo shteti.

“KUJDES! Është e udhës që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mëposhtme”: Lexo këtu

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion