Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy vëllezër dhe një grua

Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në vendin e quajtur “Dogana” ku kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Një automjet tip Hyundai, që po qarkullonte në drejtim të qytetit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Si pasojë 3 persona janë plagosur, 2 vëllezër dhe një grua që ndodheshin në mjet.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion