"Nuk merremi me non gratat", ambasada e SHBA në Tiranë "godet" sërish Sali Berishën

Politikë

"Nuk merremi me non gratat", ambasada e SHBA në Tiranë

Ambasada amerikane ne Tirane publikoi nje deklarate ne te cilen godet serish Sali Berishen.

Sipas deklarates, SHBA vlereson rolin e opozites dhe shqetesimet e saj per zgjedhjet qe vijne, por i qendrojne pozicionit te kahershem qe nuk angazhohen me personat e percaktuar non grata per korrupsion.

Deklarata e Ambasades se SHBA ne Tirane:

“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë.

I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t'u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë.

Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” - E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion