Sot 20 vite nga sulmi i 11 shtatorit, SHBA përkujton 2.977 viktimat

Ditën e sotme, 11 shtator 2021 shënon 20 vjetorin e sulmit fatal në Kullat Binjake në SHBA. Kujtojmë se në 2001, xhihadistët e Al-Kaidës sulmuan me dy aeroplanë, kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë.

Për pasojë, 2,977 persona vdiqën, duke shkaktuar frikë dhe panik për vite me radhë tek populli amerikan.

Presidenti amerikan Joe Biden ka përkujtuar ngjarjen duke e lidhur me mesazhin e madh që ka marrë prej saj, unitetin.

"Ne nderojmë të gjithë ata që rrezikuan dhe dhanë jetën në minuta, orë, muaj dhe vite më pas. Pavarësisht se sa kohë ka kaluar, këto përkujtime kthejnë gjithçka me dhimbje sikur të keni marrë lajmin pak sekonda më pare. Ne mësuam se uniteti është e vetmja gjë që nuk duhet të prishet kurrë”, shprehet Biden.


