Përqafon Nikollën pasi u zgjodh kryeparlamentare, Rama: Njeri i mençur dhe kokëulur

Politikë

Përqafon Nikollën pasi u zgjodh kryeparlamentare, Rama: Njeri i

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin në Facebook me një foto nga parlamenti që u mbajt një ditë më parë. Në foto shihet kryeqeveritari teksa përqafon Lindita Nikollën, pasi kjo e fundit u zgjodh si kryetarja e Parlamentit.

Në përshkrimin e fotos, Rama ngre në piedistal Nikollën, simpati të cilën e ka shprëhur edhe më herët për të.

“MIRËMËNGJES, dhe me një nga ato momente kur politika nxjerr në pah një nga vlerat më të çmuara të fuqisë së vet, duke vlerësuar lart njeriun e mençur, kokëulur, të papërtuar, në këtë rast një grua zonjë si Lindita Nikolla, e cila mori mbështetjen e madhe të të gjithë atyre që dje kishin ardhur t'i respektonin, jo t'i shpërfillnin votuesit e tyre në ditën e parë të punës pas zgjedhjeve, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Facebook.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion