U kap në “shtëpi bari”, shqiptari pranon në Gjykatë: Jam përfshirë në kultivimin e kanabisit

Aktualitet

U kap në “shtëpi bari”, shqiptari pranon në

Një shtetas shqiptar ka pranuar se është përfshirë në kultivimin e narkotikëve një “shtëpi bari” të zbuluar pranë Norwich. Ali T., 62 vjeç, ishte akuzuar për prodhimin e një droge të klasit B të kontrolluar dhe vjedhjen e energjisë elektrike.

Shqiptari, pa vendbanim fiks, u arrestua në vendngjarje. Ai u paraqit në Norwich Crown Court këtë javë, ku foli përmes një përkthyesi.

Ai pranoi rolin e tij në prodhimin e kanabisit, por u deklarua i pafajshëm për vjedhjen e energjisë elektrike.

Gjykata pritet të vendosë më 22 nëntor nëse do të dënojë 62-vjeçarin ose jo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion