"Më jep paratë", kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja

Aktualitet

"Më jep paratë", kërcënoi me thikë dhe

Një 43-vjeçare është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi kërcënonte me thikë qytetarët në rrugë dhe tentonte t’u grabiste para.

Pas shoqërimit dhe verifikimeve të kryera, rezultoi se Z.V., kishte tentuar të kryente edhe grabitje nën kërcënimin e armës, duke realizuar menjëherë arrestimin e saj për veprën penale "vjedhja me dhunë", mbetur në tentativë. 

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (20 Nëntor), në stacionin e autobusëve në fshatin Lazarat, ku 43-vjeçarja ka dëmtuar lehtë me mjet prerës dhe një grua të moshuar, 67-vjeçare, që ajo t’i jepte para. 

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar paraditen e sotme në rrjete sociale në të cilën shfaqet një shtetase që kërcënon me thikë qytetarët dhe iu kërkon para, ju informojmë se:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, menjëherë pas marrjes së njoftimit për rastin, shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasen Z. V., 43 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i 43-vjeçares, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë. Ditën e sotme, në stacionin e autobusëve në fshatin Lazarat, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës, një 67-vjeçare, që ajo t’i jepte para.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion