U kap me armë e tritol në makinë, gjykata greke lë në burg 39-vjeçarin shqiptar

Aktualitet

U kap me armë e tritol në makinë, gjykata greke lë në

Burg pa afat vendosi Gjykata greke për 39-vjeçarin shqiptar Armiol Rrasa, i arrestuar të premten në Athinë pasi u kap me 1 pistoletë TT dhe 2 kallëpe tritoli.

Gjykata ka lënë të lirë 33-vjecaren Daniela Luari, e cila u kap si pasagjere në mjet. Ndaj saj u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje 1 herë në muaj”.

Rrasa tha para trupit gjykues se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje për shkak të një hakmarrjeje të vjetër, ndërsa sa i përket kallëpeve të tritolit ai tha se nuk e dinte që ishte eksploziv.

Rrasa pretendoi se pakoja i përkiste një personi të tretë dhe se mendonte se brenda kishte fishekë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion