Pas akuzave se mbanin peng një afgan të mitur, familja publikon video nga momentet me 16-vjeçarin

Aktualitet

Pas akuzave se mbanin peng një afgan të mitur, familja publikon video

Familja Pashuku ka reaguar pasi policia e Shkodrës njoftoi për shpëtimin e një të mituri afgan që mbahej nën presion në punë në servisin e tyre të makinave në fshatin Berdicë dhe arrestimin e procedimin penal të tyre.

Njëri prej pronarëve të servisit të automjeteve ku punoi për afro katër muaj shtetasi afgan në Shkodër ka hedhur poshtë faktin se i mituri është mbajtur me forcë në punë. Lazër Pashuku, vëllai i të arrestuarit Alehandro Pashuku dhe të shpallurit në kërkim Kristjan Pashuku, dhe babai i tyre Aleksandër Pashuku, tregojnë se afganin e kanë gjetur në një lokal në hyrje të Shkodrës, 4 muaj më parë, teksa kërkonte ndihmë. Ata e kanë marrë në punë në servisin e tyre, e kanë strehuar dhe e kanë ushqyer.

Pronarët thonë se shtetasi afgan i ka thënë se është 19 vjeç dhe jo 16, dhe se ai ka komunikuar lirisht çdo natë me familjen e tij. Po ashtu, Lazër Pashuku shprehet se gjithë këtë afgani e ka bërë me qëllimin për të fituar azil dhe për t’u larguar tek familja e tij në Greqi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion