Nervozizmi e "tradhëtoi", arrestohet me kokainë 30-vjeçari shqiptar në Itali

Aktualitet

Nervozizmi e "tradhëtoi", arrestohet me kokainë

Një 30-vjeçar shqiptar është bënë në pranga nga autoritet italiane. Mësohet se arrestimi i tij është kryer nga policia Rrugore e Luccas në bashkëpunim me atë të Massas përgjatë autostradës A12.

Shqiptari u kap me rreth 4 kg kokainë. Rreth orës 20:00 të së hënës, një patrullë e Policisë Rrugore të Viareggio, pas një denoncimi nga kolegët e policisë së autostradës Pontremoli, ndaloi për një kontroll përgjatë karrexhatës jugore të automobilit A12 një Audi me targa italiane dhe me një person të huaj në bord, i cili po vazhdonte me shpejtësi të madhe me manovra të rrezikshme.

Shoferi, një 30-vjeçar shqiptar, ka shfaqur menjëherë nervozizëm pasi është ndalur. Pas kontrolleve në automjet, efektivët zbuluan një qese plastike me 3 pako lëndë narkotike të dyshuar e cila më pas rezultoi se ishte kokainë.

Lënda e sipërpërmendur dhe makina u sekuestruan, ndërsa subjekti i arrestuar u dërgua në burgun Luça.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion