U kap i dehur në timon, arrestohet shoferi 46-vjeçar që tentoi të korruptonte efektivët e Rrugores

Aktualitet

U kap i dehur në timon, arrestohet shoferi 46-vjeçar që tentoi

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se  46-vjeçari me iniciale A.O pasi është konstatuar nga efektivët e rrugores se ishte i alkoolizuar, tentoi t’i korruptonte ata me 4500 lekë të rinj për të shmangur arrestimin.

Ai u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

"Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për mitëdhënie.

Vihet në pranga një drejtues automjeti i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, për të shmangur arrestimin e tij.

Po gjatë ditës së sotme Policia Rrugore e Durrësit vuri në pranga 4 drejtues automjetesh dhe procedoi penalisht një tjetër i cili tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën “Martin Camaj”, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin A. O., 46 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur në masën 1.26 mg/l. Për të shmangur arrestimin, 46-vjeçari i ka ofruar punonjësit të Policisë, 4500 lekë të rinj.

Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi A. O., 46, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të shërbime të Policisë"- njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion